Delon Troqe, 35 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin bregdetar të Vlorës, në lagjen “Pavarësia”, pranë pallatit të sportit “Flamurtari”. Mësohet se Troqe ndodhej përpara një servisi makinash në momentin që është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
I riu është transportuar në spitalin e Vlorës, por fatkeqësisht, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Autorët, ende të paidentifikuar dyshohet se janë larguar me makinë drejt fshatit Sherishtë të Vlorë, aty ku është konstatuar një makinë në flakë që dyshohet se i përket atyre.
Viktima mësohet se ishte i dënuar dhe kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Spanja.





