Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në mbrëmje në qytetin e Vlorës, pranë pallatit të sportit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” dhe nga informacionet paraprake që japin burime policore, mësohet se një i ri ka mbetur i plagosur.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, ndërkohë banorë të lagjes thonë se janë dëgjuar breshëri armësh.
Burime policore bëjnë me dije se është qëlluar në drejtim të një biznesi.





