Amnesty International ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2016-2017, ku Shqipëria renditet në vendin e 62-të. Organizata thekson në raport se mbi 20 mijë shqiptarë kërkuan azil gjatë vitit 2016 në vendet e Bashkimit Evropian, shumica e tyre në Gjermani, por shumica e tyre janë refuzuar.
Në paragrafin për Shqipërinë, theksohet miratimi i reformës në drejtësi, çështja e azilantëve, strehimi i romëve, por edhe zhdukja e Remzi Hoxhës.
Sistemi i drejtësisë është pika kryesore ku ndalet raporti i AI, i cili kujton miratimin e Reformës në Drejtësi në korrik 2016 me ndryshimet kushtetuese.
“Legjislacioni i ri synon sigurimin e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit dhe parandalimin e ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë”.
Gjithashtu raporti kujton pezullimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit në kuadër të hetimeve për pajisjen e përgjimit.
Raporti kritikon autoritetet shqiptare që nuk kanë vendosur para drejtësisë autorët e zhdukjes së shqiptarit nga Maqedonia, biznesmenit Remzi Hoxha.
“Autoritetet nuk ka bërë asnjë përparim në sjelljen para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës për zhdukjen në vitin 1995 të Remzi Hoxhës.
Qeveria ka filluar të bashkëpunojë me Komisionin Ndërkombëtar të Personave për të gjetur dhe identifikuar eshtrat e shqiptarëve të zhdukur me forcë nën regjimin komuniste midis 1944 dhe 1991. Rreth 6,000 persona mbetën ende të zhdukur”.
“Komunitetet rome dhe egjiptiane jetojnë në kushte të këqija. Kryetari i bashkisë së Tiranës ka dhënë opsionet e tij për zhvendosjen e 80 familjeve nga rome nga Bregu i Lumit”, thuhet në raport kushtuar strehimit të romëve dhe egjiptianëve në Shqipëri.
Torturimi dhe keqtrajtimi në burgje është një tjetër shqetësim i ngritur nga raporti, ndërsa kushtet e paraburgimit mbeten problem në të gjithë vendin.
Në raport specifikohet edhe keqtrajtimi i fëmijëve, përfshirë abuzimin seksual të vajzave, në një jetimore në qytetin e Shkodrës.





