Historia filloi pesë vjet më parë me një dashuri që lidhi yllin e filmit “Piratët e Karaibeve” me talentin e njohur amerikan të muzikës pop.

Vitin e kaluar, çifti u gëzua me një fëmijë, vajzën Daisy. Para disa javësh, ajo u shfaq me një unazë martese në “American Idol”.

E megjithatë asgjë nuk u mor vesh. Tani, çdo gjë duket se është e qartë: Katheryn Elizabeth Hudson e njohur si Katy Perry, tani 37 vjeçe, është lidhur në martesë me Orlando Jonathan Blanchard Copeland Bloom 44 vjeç.

Ata janë kurorëzuar duke kryer një festë martese në fshehtësi, shkruajnë mediat amerikane.

Miq të çiftit që ishin të paktë në dasmën shumë private, kanë treguar për Page Six se çifti ishte martuar në fshehtësi pasi kishin vendosur të ishte një martesë e vogël.