Janë shoqëruar në polici djali dhe kushëriri i Saimir Taullaut. Klajdi e Sajmojen Taullau janë të shoqëruarit e sotëm në Policinë e Durrësit. Sajmojen Taullau është djali i Saimir Taullaut, kurse Klajdi Taullau është kushëriri i tij i parë.
Nuk dihen ende arsyet e shoqërimit të tyre ditën e sotme në Durrës.
Ata janë të afërmit e Saimir Taullaut, biznesmenit nga Lushnja i njohur si rivali më i fortë i Aldo Bares.
Vitin e kaluar, Taullau u arrestua në Maqedoninë e Veriut pasi ishte dënuar me 4 vite burg nga Zvicra për trafik droge.
Po ashtu Taullau ka qenë edhe subjekt i OFL si dhe i ka shpëtuar më parë dy atentateve, në 2017 dhe 2018 para lokalit të tij. Ai njihet si rivali më i fortë i Aldo Bares pas vrasjes së vëllait të tij, Baki Taullau. /BW





