Koha kur reshjet e dendura të borës, temperaturat nën zero dhe ngricat pushtuan vendin, duket se janë të largëta.

Një muaj pas Janarit të acartë, duket se Pranvera do të trokasë më shpejt këtë vit. Sipas asaj që parashikojnë sinoptikanët, duke nisur që nga e premtja e në fundjavë, temperaturat parashikohet të shkojnë rreth 20 gradë, të paktën në Tiranë.

Temperaturat e ajrit sot dhe nesër do të jenë të pandryshueshme dhe tipike të dimrit. Që nga dita e mërkurë dhe në vijim do të ketë rritje të ndjeshme në të dy vlerat, si ato maksimale dhe ato minimale”, njoftojnë sinoptikanët