119 aksidente rrugore janë regjistruar në Shqipëri vetëm gjatë muajit janar 2017. Si pasojë, janë aksidentuar 158 persona, nga të cilët kanë humbur jetën 22.
Këto të dhëna janë publikuar sot nga INSTAT, i cili i referohet të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit.
Në krahasim me janarin 2016, numri i aksidenteve rrugore u ul me 20.1 %. Numri i të aksidentuarve në janar 2017 është 158 persona, nga 202 që ishte një vit më parë. Numri mesatar i personave të vdekur gjatë janarit është 22 dhe krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë 2016-s është ulur me 1.8 %.
Sipas të dhënave, aksidentet rrugore në 83 % të rasteve kanë ndodhur nga sjellja e drejtuesit të mjetit. Ndësra numri më i lartë i aksidenteve (26.1 %) është kryer nga grupmosha 16-25 vjeç.
Në janar 2017 numri mesatar i të aksidentuarve (vdekur apo plagosur) për 100 000 banorë ishte 5 persona. Krahasuar me mesataren e vitit 2016 ky numër u ul me 31.8 %.
Në qarkun e Durrësit, në janar të këtij viti kanë ndodhur 14 aksidente me pasojë vdekjen e dy personave. Po dy persona kanë vdekur edhe janarin e një viti më parë, ndërsa numri i aksidenteve ishte më shumë se dyfishi, 30 të tilla.
Numrin më të madh të aksidenteve e mban qarku i Tiranës, me 56 aksidente në janar 2017, me pasojë 7 të vdekur.
Për më shumë, shih tabelën e mëposhtme të aksidenteve rrugore sipas qarqeve:





