Durrës 17 Janar 2015 – Videoja është një modelim 3D i përafruar i qytetit të Durrësit në fillim të viteve 1900. Informacioni për realizimin e kësaj videoje është marrë duke iu referuar hartave të fillim shekullit dhe fotove të vjetra të qytetit . Në video përvec strukturës urbane tëqytetit me karakter tipik mesdhetar-otoman sillen në vëmendje të publikut disa objekte identifikuese të qytetit si xhamia Kay Hanm, kisha e Shën Spiridonit, godina e konakut, të cilat tashmë nuk egzistojnë.
Kjo video është realizuar nga studio e arkitekturës A&I Design Durrës.





