Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në zonën e Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Saukut në kryeqytet.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë për të menaxhuar situatën dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.