Një xhirim tronditës, në të cilin shihet sesi vritet një demonstrues i paarmatosur, në qytetin egjiptian Ismailia, është përhapur shpejt në internet.
Xhirimi është bërë dje me celular, ndërkohë që agjencia e lajmeve StoryFull ka konfirmuar autenticitetin e tij.
Në një koment nën xhirimin e postuar në internet, thuhet:
“Është ky një shok i imi. Ai quhet Ahmed Ahim. Është një prej djemve më të mirë që kam takuar në jetë. Ishte inxhinier i komunikimeve, ishte i martuar, dhe kishte një djalë e një vajzë”.





