Mjeti ajror, që mesa duket ka pasur avari teknike, është përplasur mbi disa shtëpi, duke i shkatërruar ato

Një aeroplan i vogël privat është rrëzuar mbi disa shtëpi në South Bend të qytetit të Indianas (SHBA).

Mjeti, që mesa duket ka pasur avari teknike, është përplasur mbi disa shtëpi, duke i shkatërruar ato.

Si rezultat janë regjistruar dy të vdekur dhe dy të plagosur, që gjendeshin në bordin e avionit dhe një i plagosur në tokë.

Ndërkohë që 200 vetë janë evakuuar nga zona.