Ndodh edhe që një qen të bëhet mik me një luan.

Ky është rasti i Honey dhe Kwanza, respektivisht një qen dhe një luan i vogël që jetojnë në "Darling Downs Zoo" në Queensland të Australisë.

E ëma e Kwanzas nuk ishte në gjendje ta ushqente me qumësht e kështu këlushi u adoptua nga kopshti zoologjik, ku ka lidhur miqësi të ngushtë me Honeyn.