Skuadra turke e basketbollit Anadolu Efes është bërë pjesë e një surprizë të këndshme.

Lojtarët janë dërguar të shikojnë një koncert muzikor klasik në Stamboll.

Në pamje të parë, lojtarët duken të lodhur, vazhdimisht kontrollojnë telefonat dhe orat.

Një prej lojtarëve qartësisht duket se është në gjumë.

Skuadra në të cilën luan edhe basketbollisti i kombëtares shqiptare Ermal Kuqo është filmuar nga kamera e fshehtë ndërsa të gjithë pjesëtarët e audiencës janë aktorë të paguar posaçërisht për këtë rast.