Policija në West Midlens,
Angli publikoj një video shokuese ku shihet një shofer i panjohur i cili me makinën e tij shkel një grua dhe një fëmijë 3-vjeçar dhe largohet nga vendi i ngjarjes.
Gruaja dhe femija per çudi mbetën të palëduar. Policia e publikoi videon nga kamerat e sigurise me shpresë se në atë mënyrë do ta identifikoj shoferin i cili e bëri aksidentin dhe pastaj iku duke mos u ndalur për të parë a janë gjallë apo jo.
Shihet qartë se gruaja 42 vjeçare e cila me vete kishte nipin e saj shikoi me vëmendje rrugen majtas-djathtas dhe pastaj e kalon rrugen me femijen.
Audi e zezë ishte vetura e cila i shkel fëmijën dhe gruan dhe iku në rrugë mbeten sendet që mbarte gruaja me vete.
Shokuese ishte se si gruaja dhe fëmija mbeten të pa lënduar dhe menjëherë u ngritën në këmbë.





