Japonezi Takeru Kobayashi është i njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme për të konsumuar sasi të mëdha të ushqimit në afat të shkurtër kohor.

Edhe pse është i gjatë vetëm 173 centimetra dhe peshon 70 kilogramë, ai i ka dëshmuar aftësitë e tij në shumë gara, ndërsa mban edhe disa rekorde të shënuara në librin e Guinnessit.

Gjatë ‘Super Bowlit’, 34-vjeçari brenda një minute e ka ngrënë një picë me diametër prej 30 centimetrash.