Koreja e Veriut ka postuar së fundmi një video, e cila tregon se si një qytet i ngjashëm me Nju Jorkun shkatërrohet nga një sulm bërthamor.

Videoja është postuar fillimisht në faqen zyrtare të Koresë së Veriut, Uriminzokkiri dhe përbën një kërcënim për SHBA-të.

Imazhet nisin me një djal që nis të endërrojë… sikur është në bordin e një anije kozmike të ngjashme me atë që u testua në dhjetor.

Nën tingujt e muzikës së Majkëll Xhekson “We Are the World”, raketa pasi shëtit në të gjithë botën godet në fund Shtetet e Bashkuara.

Në fund ajo shoqërohet me disa titra ku shkruhet se: “Diku në Shtetet e Bashkuara, re të zeza tymi ngrihen.

Foleja e ligësisë është ndezur nga zjarri i nisur nga vetë ata.

Pavarësisht të gjitha përpjekjeve nga imperialistët për të na izoluar dhe të na shtypur, askush nuk do e ndalë marshimin e popullit drejt një fitore finale”, thuhet në video.

Kim Jong-un ka paralajmëruar se do realizojë një test bërthamor, pavarësisht paralajmërimeve nga SHBA dhe vetë Kina.