Jeff Chirico, gazetari nga televizioni lokal "CBS" nga Atlanta, ishte duke hulumtuar tregimin për një biznesmen të dyshimtë, mirëpo kur ai dëshironte që të merrte një intervistë nga baba i biznesmenit, nuk ia kaloi mirë.

Në fillim babai i biznesmenit iu kërcënua se në qoftë se nuk e lënë rahat do të pësojë keq, gazetari prapë se prapë nuk ndali së foluri dhe në një moment siç duket e nervozoi së tepërmi dhe ai e goditi me një grusht gazetarin, i cili ra në tokë nga goditja.

Chirico kaloi pa lëndime serioze, mirëpo ka thënë se do të lëshojë padi kundër "plakushit".