Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2021” ka dhënë një intervistë pasi është kualifikuar e para mbrëmjen e djeshme për në finalen e madhe në Roterdam, Hollandë.

E pyetur nga gazetarja shqiptare se si ndihet pasi ishte e vetme në skenë dhe ia doli që të jetë në finale e madhe Peristeri u përgjigj:

“Nuk kam fjalë të përshkruaj ndjenjat e mia tani. Ishte mahnitëse, sepse isha e para dhe nuk e prisja këtë. I dua të gjithë shqiptarët që më votuan, të gjithë shtetet europiane, jam shumë mirënjohëse. Ndihem shumë e lumtur tani. Faleminderit,” .

Nga shtypi ndërkombëtar kishte një pyetje për Anxhelën nga Polonia:Si është “Karma” jote tani?

Anxhela Peristeri: E dua “Karmën” time, do të jem një njeri i mirë për pjesën e mbetur të jetës.

Po ashtu pyetjes se si ndihet tani që Shqipëria është për të tretin vit radhazi në finalen e Eurovizion Peristeri i është përgjigjur se Shqipëria është një vend i vogël por me artistë shumë të mirë për këtë arsye sipas saj të gjithë duhet ta njohin vendin tonë dhe muzikën tonë.

“Ndihem e lumtur, sepse Shqipëria e meriton, jemi një vend i vogël, por kemi artistë shumë të mirë. Të gjithë duhet ta njohin vendin tonë dhe muzikën tone”, tha Peristeri.