ROME – Momente frike mes banorëve të lagjes Africano në Romë pas prishjes së një tubi uji. Në sheshin Piazza Sant'Emerenziana një shatërvan i improvizuar u krijua në mes të sheshit dhe lartësia e ujit arriti nivelin deri në 20 metra. Uji i dalë nga tubacionet natyrore krijoi një spektakël të vërtetë për shumë kureshtarë që nuk munguan t’i fiksojnë këto momente në foto dhe video në celularë.