HAVANA – Një video e publikuar në Youtube gjatë fundjavës ka nxitur reagime të ashpra nga komuniteti virtual. Në filmimin 1.6 min dëgjohen ulërimat e një fëmije të vogël, i cili mbahet fort nga e ëma ndërsa po i bëhet një tatuazh në krah.
Djali i vogël qan me zë të lartë nga dhimbja, por kjo duket se nuk e shqetëson shumë nënën e tij që gjatë seancës së tatuazhit dëgjohet t’I thotë “mire, mire”, që në gjuhën spanjolle do të thotë “shiko”. Video është xhiruar në Havana, Kubë dhe është hedhur në Youtube dy ditë më parë.





