ÇIKAGO – Një djalë i ri nga Çikago ka publikuar një video në Youtube, që e sheh protagonist të një hedhjeje të rrezikshme nga njëra çati në tjetrën. I pajisur me nje telekamerë, i riu ka filmuar veten e tij, ndërsa ngjitet nëpër një tub shkarkimi për në taracën e pallatit dhe më pas hidhet nga ajo, në taracën e një pallati më të ulët.
Distanca mes dy taracave nuk është e vogël, prandaj nuk dihet arsyeja e kësaj çmendurie, që mund t’i kushtonte dhe jetën.





