Në një intervistë për “Today” këngëtarja e njohur Pink ka zbuluar se dikur nuk donte të bëhej nënë ndërsa është shprehur se është me fat që ka sot ka fëmijë.
“Ka qenë e vërtetë që nuk doja të bëhesha nënë, nuk ishte në listën e gjërave që dëshiroja të bëja është”, shprehur ajo.
Sipas saj, të jesh në turne gjithë kohën është e pamundur që të kesh fëmijë.
“Të jesh në turne gjatë gjithë kohës, me fëmijët është e pamundur. Shumë persona të famshëm ashtu sikurse unë më këshillonin se si të bëja turne me fëmijët, kështu që me të gjitha eksperiencat e mija dhe këshillat e çdo kujt që më kanë ndihmuar vendosa të bëj një libër. Ndonjëherë mendoj “A po rris një person të sjellshëm? Çfarë do të thotë të jesh fëmija im”.
Ajo është nënë e dy fëmijëve, përveç vajzës, Willow, këngëtarja ka dhe një djalë të quajtur, Jameson.





