Të jesh person publik do të thotë t’i kushtosh më shumë rendësi pamjes fizike, të paktën imazhit. Por, mesa duket Fjolla Morina është angazhuar aq shumë tek “Dance With Me Albania 3” saqë s’ka kohë as të depilohet.
Gazeta "Sot Online" ka publikuar një foto të Fjollës, ku ajo shfaqet me Gretën dhe Eni Koçin, por sqetulla e saj nuk duket aspak mirë.
Kjo harresë i ka kushtuar Fjollës, e cila është kthyer në objekt humori dhe talljeje nga komentuesit, kështu që herë tjetër bën mirë të tregohet më e kujdesshme.





