Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, u shpreh kundër planeve të Serbisë për të varrosur me nderime shtetërore ish-udhëheqësin ushtarak serb të Bosnjës dhe të dënuarin për krime lufte, Ratko Mlladiç.

“Lidhur me Ratko Mlladiçin, glorifikimi i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat themelore evropiane dhe nuk ka vend në Bashkimin Evropian ose në vendet që aspirojnë të bëhen anëtarë. Ratko Mlladiç ishte një kriminel lufte që vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe për krime kundër njerëzimit.”

Kos tha se do të udhëtonte për në Serbi më 9 shtator.

Mlladiç vdiq të enjten e kaluar, ndërsa vuante dënimin me burgim të përjetshëm në Hagë për krime lufte të kryera gjatë luftës në Bosnjë në vitet 1990.