Duket sa e pabesueshme aq dhe shokuese, por një grua ka bërë atë që pakkush do guxonte ta çonte ndërmend.

Natascha Kampusch, e dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shumicën e fëmijërisë së saj, bleu shtëpinë ku ishte mbajtur peng për 8 vite rresht. Madje ajo vazhdon ta pastrojë, ashtu siç i kishin thënë dikur, raportojnë mediat e huaja.

Natascha Kampusch ishte 10 vjeçe kur u rrëmbye nga Wolfgang Priklopil, dhe u mbajt peng në një bodrum në shtëpinë e tij në Vienë, Austri.
Për më shumë se një dekadë ajo trajtohej si skllavja e tij e seksit, rrihej dhe kyçej në bodrum, derisa në moshën 18-vjeçare vendosi të arratisej më 23 gusht 2006 dhe ia doli të shpëtonte.

Ndërsa torturuesi i saj Priklopil, 44 vjeç, u hodh para një treni ditën që ajo u arratis.