Policia ka arrestuar dy personat e dyshuar si autorë të vrasjes së 47-vjeçarit Aleksandër Bardhi në Sarandë, vëllai i ish-kreut të njësisë administrative të Kaçinarit në Mirditë, Petrit Bardhi.

Të arrestuarit janë Fernando Deda 25 vjeç dhe Gj. A 16 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë, dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.

Aleksandër Bardhi u gjet i vrarë me armë zjarri në fshatin Shëndëlli, Sarandës. Trupi i viktimës është dërguar në spitalin e Sarandës rreth orës 00:35 me plagë të shkaktuara me armë zjarri.

Nga të dhënat e para dyshohet se ndaj viktimës është qëlluar me armë tip kallashnikov.