Pak kohë më parë u bë hit fotografia e një kamerieri të huaj, i cili po ushqente një klient me aftësi të kufizuara. Të gjithë folën për atë kamerier, e vlerësuan dhe uruan më të mirën për të.
Mirëpo, kur një gjest të tillë e bën një kamerier shqiptar, krenaria është më e madhe. Laurim Selmani është djali nga Tetova, i cili punon kamerier në një lokal. Ditën e djeshme ai pati një klient shumë të veçantë, Qamilin, një burrë me aftësi të kufizuara. Por problemi i tij nuk e kufizoi të konsumonte një ëmbëlsirë në lokal, pasi kamerier Laurimi u tregua i gatshëm ta ushqente.
Të gjithë klientët janë emocionuar nga gjesti i tij dhe nuk kanë nguruar ta fotografojnë. /JOQ





