Një 25-vjeçare nga Favara e Italisë ka denoncuar në polici kunatin e saj. Ajo ka thënë para karabinierëve se është abuzuar seksualisht nga vëllai i burrit gjatë kohës kur bashkëshorti i saj shkonte në punë.
Gjithçka ka nisur në muajin tetor të vitit 2015. Duke përfituar nga fakti që bashkëshorti i saj nuk ishte në shtëpi për shkak të punës, një herë apo dy herë në javë, kunati shkonte dhe përdhunonte nusen e vëllait.
Ajo ka heshtur për gjashtë muaj për shkak të frikës, deri kur mori iniciativën dhe gjeti guximin për të bërë denoncimin.





