Sipas parashikimit të Allan Lichtman, një profesori të njohur historie në Universitetin Amerikan, Donald Trump do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së.
Lichtman është i famshëm në SHBA, pasi prej vitit 1984 dhe ka arritur të gjejë me sukses fituesin e garës për Shtëpinë e Bardhë. Në plot 8 raste ai ka parashikuar saktë presidentin e ardhshëm.
Akademiku ka ndërtuar një sistem shkencor të përbërë nga 13 pika, që mundësojnë parashikimin e zgjedhjeve presidenciale. Një nga pikat kryesore që sipas profesorit amerikan flet kundër kandidates demokrate Hillary Clinton, është mungesa e karizmës, një karakteristikë që padyshim e gjeni tek rivali i saj Trump. Pavarësisht popullaritetit të madh që ka presidenti aktual Obama, kjo nuk do të pasqyrohet te Clinton, për të cilën Lichtman thekson se në një periudhë afat-mesme e ka humbur mbështetjen nga amerikanët.
Nga ana tjetër, për Clinton-in flasin sondazhet e fundit të kryera në mediat amerikane. Ish-Sekretarja e Shtetit rezulton me një avantazh prej 6 pikë përqindje nga Donald Trump.





