Deputeti i PS-së, Namik Dokle, ka sqaruar për opinionin publik se përse ai figuron ndër deputetët më të pasur sipas deklaratave të pasurive, edhe pse mbahet vetëm me rrogën e deputetit.
Në një status në faqen e tij në “Facebook”, Dokle sqaron se ai jeton vetëm me pagën e tij si deputet dhe 300 dollarë të paguara nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, për leksione me politikanë të rinj.
Por Dokle bën të ditur se në pasurinë e tij janë llogaritur edhe të ardhurat e vajzës, e cila punon si mjeke në një spital privat në Itali, ku paguhet 5.8 herë më shumë se paga e një deputeti shqiptar.






