Ndërron jetë papritur për shkak të një ataku kardiak, Arben Malo, kryetari i Bashkisë së Kolonjës.
Malo, baba i dy fëmijëve, ndërroi jetë në banesën e tij në moshën 46-vjeçare.
Malo ishte përfaqësues i Aleancës së Shqipërisë Europianë për Kryetar Bashkie në Kolonjë, në zgjedhjet e 21 qershorit, ku dhe u shpall fitues.
Ai lindi në Ersekë të Kolonjës më 26.09.1969. Nga viti 1998 deri në 2005, Malo ishte kryetar i Partisë Socialiste, Dega Kolonjë.
Nga viti 2000 deri në 2007, mbajti postin e Kryetarit të Këshillit Bashkiak të Ersekës.
2007 deri në 2011-n, Malo ishte anëtar i Këshillit Bashkiak Ersekë.
2000 deri 2011: anëtar dhe kryetar i Grupit Socialist të Këshillit të Qarkut Korçë.





