4 persona janë qëlluar për vdekje me armë zjarri në një qendër tregtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të shtënat me armë kanë ndodhur në një qendër tregtare në Burlington, ndërsa ende nuk dihen autorët dhe motivet.
Sipas mediave, një person i armatosur është parë të ecë në autostradë, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.
Forcat e policisë në vendngjarje kanë evakuuar zonën, ndërsa po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.





