Një pallat është shembur gjatë natës në Romë, Itali, duke ngjallur panik mes banorëve. Fatmirësisht, sipas raportimeve të para, nuk ka viktima në njerëz.
Mediet italiane shkruajnë se shembja e fasadës së pallatit ka ndodhur në orën 02.50 të mëngjesit të sotëm.
Sipas banorëve, ndërtesa ishte inspektuar nga Mbrojtja Civile të premten në mëngjes dhe një pjesë e banorëve ishin evakuuar për shkak të rrezikut që ajo përfaqësonte.
Zjarrfikësit kishin konstatuar dëmtime të rënda në pallat dhe po e mbanin nën vëzhgim situatën. Evakuimi i banorëve, madje edhe disave që banonin në pallatet ngjitur, evitoi tragjedinë.





