Në prag të përballjes së parë të tyre të serive të debatit televiziv, Hillary Clinton rezulton 6 pikë para Donald Trump në sondazhin kombëtar të publikuar sot nga “The McClatchy-Marist poll”.
Sipas këtij sondazhi, Clinton ka mbështetjen e 45% të votuesve, kurse Trump vetëm 39%. Një sondazh po i kësaj jave i “A Wall Street Journal/NBC poll”, tregoi pak a shumë të njëjtin përfundim: Clinton 43% dhe Trump 37%. Mbështetjen më të mëdha Clinton e ka nga njerëzit me ngjyrë dhe latinët.
Debati i parë televiziv mes dy kandidatëve do të zhvillohet më 27 shtator.





