Një çantë me 50 mijë lekë brenda ka vjedhur një hajdut në shtëpinë e shtetases A.Z., 53 vjeçe, në lagjen nr.17 në Durrës.

Në bazë të provave të gjetura në vendngjarje, policia e Durrësit dyshon se autori i kësaj vjedhjeje ka “punuar” i vetëm.

Ndërkohë në një tjetër shtëpi, këtë herë në lagjen nr.15, hajdutët kanë marrë me vete një televizor dhe dy telefona celularë.

Policia bën të ditur se objektiv i hajdutëve ka qenë banesa e shtetasit F. G., 62 vjeç.

Për të dy rastet e vjedhjeve, policia e Durrësit ka nisur hetimet dhe po punon për gjetjen e autorëve.