Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Një makinë tip Benz, që drejtohej nga 19-vjeçari Rodens Porja, është përplasur me automjetin tip Ford, ku udhëtonin 3 femra.
Nga aksidenti ka humbur jetën 20-vjeçarja me iniciale J.P, pasagjere në këtë makinë, dhe kanë mbetur të plagosur drejtuesja L.J 51 vjeç në gjendje të rëndë dhe pasagjerja R.J 21 vjeç jashtë rrezikut.
Ndërkohë, policia ka arrestuar 19-vjeçarin Porja që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e 20-vjeçares.
Njoftimi i Policisë
Më datë 22.09.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Rodens Porja, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në autostradën Tiranë-Durrës, pranë një kompanie, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka goditur mjetin tip “Ford”, me drejtuese shtetasen L.J, vjeç 51, banuese në Tiranë, për pasojë janë aksidentuar drejtuesja e mjetit L.J dhe pasagjeret J.P e R.J, vjeç 20 e 21, banuese në Tiranë, shtetasja L.J ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, shtetasja J.P ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasja R.J ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.





