Një dashuri e madhe dhe një fat i përbashkët për Katie dhe Dalton Prager, çiftin që frymëzoi romanin dhe filmin “Faji i yjeve”.

5 ditë pas vdekjes së burrit të saj ka vdekur edhe 26 vjeçarja Katie. Dy të rinjtë ishin të prekur nga një sëmundje që shkakton dëme të pariparueshme në mushkëri.

Ata ishin njohur në rrjetet sociale kur ishin 18 vjeç dhe u martuan në moshën 20 vjeçare. Për një kohë të gjatë ishin të detyruar të qëndronin larg njëri-tjetrit, në spitale të ndryshme.

Hera e fundit kur ishin së bashku ishte në korrik, në përvjetorin e 5-të të martesës së tyre.

Katie nuk mundi të ishte pranë të shoqit ditën kur ai mbylli sytë, por tashmë ata janë bashkë në qiell.