Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në qendër të qytetit të Kukësit, ku dy kuksianë kanë dhunuar dhe kërcënuar një polic rrugor, pasi ky i fundit ka tentuar t’u vendosë gjobë për bllokim rruge automjetit të tyre “BMW X5”.
Menjëherë pasi shikojnë policin rrugor, dy të rinjtë kuksianë afrohen pranë policit dhe duke e prekur dhe shtyrë me duar, ata e kanë kërcënuar që të mos vendosë gjobë, ndryshe do i ketë punët keq.
Situata është tensionuar aq sa ka degraduar në sharje të rënda në mes të rrugës, ndërsa polici rrugor thjesht u ka thënë që do iu vendosë gjobë për bllokim rruge dhe në fund është larguar, shkruan “JOQ”.
Ndërsa njëri nga djemtë duke e shtyrë i ka kërkuar të heqë uniformën e punës dhe të përballet me të ndryshe duke e shoqëruar këtë kërkesë me sharje.
Ndiqni videon për më tepër!





