Aliko Dangote, njeriu më i pasur i Afrikës, i cili thuhet se ka një pasuri personale prej12.6 miliard dollarësh, po planifikon të blejë Arsenal-in brenda katër vitesh. Dangote ka thënë për Bloomberg:

“Ndoshta nga tre deri në katër vite. Për momentin ka disa pengesa, sapo t’i kemi kaluar këto pengesa do të mund të përqendrohemi te ky projekt”.

Pjesa më e madhe e pasurisë së Dangote vjen nga kompania Dangote Cement Plc, që i ka bazat në Lagos, dhe vlera e së cilës ka rënë me 4.7 për qind vitin e kaluar. Kjo do të thotë se Dangote ka humbur 3.8 miliard euro për shkak të rënies së vlerës së valutës nigeriane.

Dangote ka shtuar se: “Nuk bëhet fjalë thjeshtë për të blerë Arsenal-in dhe për të vazhduar përpara si zakonisht. Bëhet fjalë për ta blerë Arsenal-in dhe për ta kthyer në një ekip fitues. Unë drejtoj një biznes të suksesshëm dhe mendoj se mund të drejtoj edhe një skuadër shumë të suksesshme. Aktualisht, po punojmë mbi disa projekte që kanë një vlerë prej 20 miliardë eurosh, nuk mund t’i bëj të dyja”.

Tifozët e Arsenal kanë kritikuar aksionarin kryesor të ekipit Stan Kroenke pas një tjetër merkatoje zhgënjyese. “Topçinjtë” e kanë fituar për herë të fundit Premier League-ën në vitin 2004-r dhe kanë arritur të fitojnë vetëm dy Kupa të Anglisë që nga ajo kohë. Kroenke zotëron 67 për qind të Arsenal Holdin Plc dhe tifozët kanë protestuar në fundin e sezonit të kaluar, duke kërkuar një pronar të ri dhe largimin e Arsene Wenger si trajner të ekipit.