Arrestohet një avokat për ushtrim dhe ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Bëhet fjalë për Preng Lleshaj, 66 vjeç, i cili u arrestua nga komisariati i policisë nr 3. në kryeqytet.

Ndaj avokatit të lindur në Pukë e banues në Tiranë, prokuroria e rrethit gjyqësor Lezhë kishte dërguar urdhër-ekzekutimin e vendimit penal nr 217.

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë  “arrest me burg” për veprën penale “Ushtrim dhe ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.