Plagoset me plumb qorr një i ri në Larushk të Krujës. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, kur u plagos në shpatull 20-vjeçari Xh.P., banues po në Larushk.
Policia e Durrësit informon se ai është plagosur lehtë në shpatull, nga një plumb qorr, gjatë rrugës kur po shkonte për në shtëpi.
Menjëherë pas ngjarjes, ai është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Rrethanat e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta si dhe personi që ka shtënë nuk është identifikuar, ndërkohë efektivët e policisë po punojnë për sqarimin e dokumentimin e plotë të ngjarjes.





