Një nxënës 17 vjeç është therur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, të enjten në Mitrovicë.

Incidenti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila ka dhënë informacione për sulmin ndërmjet dy të rinjve nga Mitrovica.

Zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Avni Zahiti ka konfirmuar për “Indeksonline” se sulmi ka ndodhur jashtë ambientit të shkollës së tyre rreth orës 16:00 në rrugën “UÇK”.

“Një 17-vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e gjuajtjes me thikë nga një i dyshimtë tjetër. Ngjarja ka ndodhur afër shkollave të mesme në Mitrovicë. Ende nuk i dimë detajet e kësaj zënke, mirëpo ngjarja ka ndodhur jashtë hapësirave shkollore. Një person është arrestuar dhe një thikë është konfiskuar”, ka thënë Zahiti.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.