Për durrsakët nuk kanë marrë ende fund lëvizjet e lojtarëve. Skuadrës së italianit Çezare Bexhi i është bashkuar në stërvitje dhe mesfushori i talentuar, Bruno Dita.

Ky i fundit është zyrtarisht pjesë e Teutës, por që prej shkurtit të këtij viti nuk është parë në fushë për shkak dëmtimi. Ai kreu operacionin në gjurin e njërës këmbë, teksa pas riaftësimit në klinikë me fizioterapistë, tashmë ka vendosur që të dalë në fushën e blertë.

Dita pritet që të jetë i gatshëm për formacionin e Bexhit vetëm pas javës së pestë të kampionatit, teksa është në periudhë ngarkese fizike, ku duhet që të fitojë ritmin e lojës si pjesa tjetër e grupit.