Një shtetas është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim një ditë pas dhunimit të agjentit të antidrogës në autobusin e Kamzës.
Policia ka bërë me dije se është arrestuar Alfons Loci, 29 vjeç dhe po punohet për kapjen e Alltan Dafkut, 25 vjeç, i cili rezulton të jetë i dënuar më parë.
Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kanë tentuar t’i vjedhin me dhunë portofolin gjatë kohës që ishte duke shkuar në punë, duke e goditur me grushte punonjësin e policisë, 22-vjeçarin me inicialet K.B., i cili mban detyrën e agjentit të antidrogës në policinë e Tiranës.
Sakaq, mësohet se agjenti ndodhet i shtruar në spital, me 2 fraktura nofull.
Ndërkohë mësohet se dy të rinjtë janë autorë të dyshuar të 4 ngjarjeve të ndodhura në territor të Komisariatit Nr.3 dhe Nr.6 .





