Zyra Evropiane e Patentave ka regjistruar zyrtarisht “Bivaksinën heterologe antikancer për njerëzit”, e shpikur nga akademiku shqiptar Shuajip Kraja.

Bëhet fjalë për një vaksinë që përdoret për trajtimin ose parandalimin e kancerit, e cila ka në përbërjen e saj dy komponentë biologjikë.

Shpikësi i saj, profesor Shuaip Kraja është i specializuar në biologjinë molekulare, me një karrierë të pasur shkencore e akademike, që i kalon kufijtë shqiptarë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Ekonomisë, e cila ka bërë publike dhe 4 shpikje të tjera të rëndësishme të regjistruara në zyrën shqiptare të patentave.

Fushat e shpikjeve shqiptare janë: mekanika, farmaceutika, elektrikja, teknologjia e naftës dhe elektroteknika.