Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datat 23-24 shtator do të kryejë punime për rikonstruksionin e n/stacionit Golem.

Në datën 23 shtator punimet do të kryhen nga ora 06:00-19:00. Kurse në datën 24 shtator, punimet do të kryhen nga ora 07:00-18:00.

"Zonat që mbeten pa energji në Kavajë: Golem, Seferaj, Qerret, Shkëmbi i Kavajës, Mali i Robit, Zona e Plazhit, Golem-Përroi Agait (pjesa e detit), Zona e vilave Kastrati, Stacioni i Trenit Golem" thuhet në njoftimin e OSHEE-së