Kryeministri i vendit, Edi Rama së shpejti do të jetë dëshmitar në gjyq. Ai është thirrur nga gjykata për të dëshmuar në gjyqin ndaj studentëve që e goditën me vezë.

Kështu, Gjykata pranoi sot kërkesën e studentëve për ta thirrur Ramën të dëshmojë.

Studentët që morën pjesë në protestën kundër reformës së arsimit të lartë u ndaluan një vit më parë pasi qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale. Ata u lanë të lirë pas disa orësh, por ndaj tyre pati procedim penal. Kjo është hera e parë që kryeministri Edi Rama do të dëshmojë në një gjyq.