Të gjithë të interesuar për të aplikuar për Lotarinë Amerikane, mund ta bëjnë këtë duke filluar nga data 4 tetor e deri më 7 nëntor. Por për të gjithë të interesuarit, Ambasada Amerikane ka publikuar Udhëzimet për Regjistrimet për Lotarinë DV2018.
Nëse doni të mos skualifikoheni që në fillim, kini parasysh të mos përdorni fotot që i keni përdorur në aplikimet e shkuara dhe të mos dini në foto me syze.
“Mos përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht. Regjistrimet për DV2018 fillojnë më 4 Tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 Nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë”, njofton Ambasada.





