Notari serb, Milorad Cavic thotë se shqiptarët e kanë kërcënuar pasi ishte prezantuar vite më parë me një fanellë ku shkruante “Kosova është Serbi”, shkruan e përditshmja serbe, Blic. Në fakt, ai e kishte fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që ishte mbajtur në Eindhoven të Holandës dhe më pas ishte diskualifikuar pas provokimit me fanellë. “Ata ma kanë marrë titullin, por jo edhe medaljen. Në të njëjtin vit jam përballur me situata të ndryshme, në të cilat kanë mundur të shkaktonin incidente serioze, pasi në pishina nuk ka siguri. Në Itali kishte arritur një grup i huliganëve me flamurin e Kosovës dhe filloi të më fyente. Nuk isha vetëm unë i rrezikuar, por edhe kolegët e mi. Unë e kam bërë këtë me zemër dhe nuk mund të them se kam gabuar. Do ta bëja përsëri nëse do të fitoja medalje të artë në 100 metra flutur”, ka përfunduar Cavic.
Rrëfehet sportisti serb: Shqiptarët më kërcënuan
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sondazhi për kthimin e Princit Harry dhe Meghan Markle në Britani/ Rreth 33% e popullsisë nuk pranojnë dyshen e Sussex si pjesë të monarkisë
Aksidenti pranë Spitalit Memorial të Fierit/ Humb jetën drejtuesi 19-vjeçar (EMRI)
“Perëndimi po demonizon Rusinë” – Zyrtari rus: Nuk kemi asnjë arsye ose plan për të sulmuar vendet e NATO-s
“Rajoni ul çmimin e naftës, Rama e çon 219 lekë për litër” – Blushi: Të pezullohet menjëherë Taksa e Qarkullimit dhe e Karbonit





