Një shtetas 73- vjeçar është vënë nën hetim për kryerjen e veprave të turpshme me një të mitur.
Pas denoncimit për ngjarjen, policia e Elbasanit ka bërë referimin e materialeve ndaj të moshuarit me inicialet P.D, 73 vjeç, banues në Peqin.
Sipas policisë, ky shtetas, në fshatin Papërr dyshohet të ketë kryer vepra të turpshme me shtetasen M.P, 15 vjeç, banuese në po këtë fshat.
Materialet në ngarkim të 73-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit për veprime të mëtejshme penale.





